Pharrell Williams me një ngjarje bamirësie
Këngëtari i njohur, Pahrrell Williams do ta organizoj një ngjarje bamirësie në Brooklyn të New York-ut. Qëllimi i kësaj ngjarje do të jetë rritja e fondeve për edukimin e fëmijëve në fushen e artit, shkruan Indeksonline.
45 vjeçari për këtë ngjarje ka bashkëpunuar me “American Express” dhe eventin do ta mbajnë në muzeun e Brooklynit.
Emri i këtij organizimi do të jetë “Topi i verdhë” pasi që këngëtari beson se ngjyra e verdhë përfaqëson kreativitetin. Në këtë ngjarje do të performojë këngëtarja e njohur Missy Elliott.
Së fundmi politikanët amerikan po e rishikojnë mundësin që të zvogëlojnë të fondacionet në drejtim të agjencisë “Ndihma Kombëtare për Artin”, agjenci që merret me projektet kreative dhe Pharrell beson që iniciativa si këto do të ndalojnë zvogëlimin e fondeve./Indeksonline/