Phil Foden barazon rekordin e Ronaldos dhe Frank Lampardit në Premier League

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë shënoi një fitore të madhe në “Etihad” ndaj Aston Villas me rezultatin 4:1 në javën e 31-të në Premier League.
Phil Foden shënoi hat-trick në këtë ndeshje dhe bëri një paraqitje fantastike duke thyer edhe rekorde të ish-lojtarëve në ligën angleze, shkruan Indeksonline
Foden barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos, Didier Drogbas dhe Frank Lampardit me numrin e hat-trikëve të realizuar në Premier League. Të gjithë kanë nga tri hat-trick.
Kujtojmë që këtë sezon, Foden ka shënuar 14 gola dhe ka bërë shtatë asiste./Indeksonline/