12:15 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / Gj. Sh

Phil Fodeni shpallet lojtari i sezonit në Premierligë

Futbollisti i Manchester Citytit, Phil Fodeni, është shpallur lojtari i sezonit në Premierligën angleze.

Mesfushori anglez pati paraqitje fantastike këtë sezon, duke e dërguar skuadrën e tij drejt titullit të katërt radhazi.

Foden ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 8 asistime në 34 ndeshje në Premierligë me Manchestet Cityn deri tani./IndeksOnline/