09:48 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Philip Reeker këtë javë viziton Shkupin

Ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, këtë javë do ta vizitojë Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të realizojë takime me përfaqësues të pushtetit, shoqërisë civile dhe bashkësisë së biznesit kumtoi Departamenti i shtetit.

Philip Reeker në Shkup do të realizojë takime me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritar. Reeker do të bisedojë edhe deputetë dhe me përfaqësues të opozitës, thuhet në kumtesën e Departamentit të shtetit.

Philip Reeker i cili është ish-ambasador i SHBA-së në Maqedoni, për herë të fundit Shkupin e ka vizituar në mars të këtij vitit në cilësinë zëvendësit civil dhe këshilltarit politik të komandantit të Komandës evropiane të Forcave ushtarake të SHBA-së detyrë që e ka ushtruar para se të emërohet ndihmës sekretar shtetërorë për çështjet e evropës dhe euroazisë.