21:48 / E Martë, 13 Gusht 2019

Philippe Coutinho afër largimit nga Barcelona

Coutinho  duket se do të largohet nga Barcelona këtë muaj.

Ai gjithmonë ka këmbëngulur se dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në Barcelonë, transmeton Indeksonline.

Por sipas gazetarit Bruno Andrade, braziliani së shpejti do të largohet.

Ai pretendon se Coutinho do të huazohet te Bayern Munich, i cili do të ketë një mundësi për ta blerë atë plotësisht në fund të marrëveshjes.

Kampionët e Bundesligës do të duhet të paguajnë pagën vjetore të Coutinho 11 milionë euro dhe tani janë në bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit.

PSG po ashtu  mbetet e interesuar për transferimin e Coutinho ndërsa përgatiten për ta shitur Neymarin.

“Neymar mund të largohet nga PSG, nëse ka një ofertë që i përshtatet të gjithëve,” tha drejtuesi i PSG Leonardo.

Sipas gazetarit Tancredi Palmeri, Barca është e gatshëme të ofrojnë Coutinhon dhe para në mënyrë që të sjellin përsëri Neymarin në Barcelonë.

“Barcelona është e gatshme të ofrojë Coutinho + 100 milionë euro për Neymar,” tha ai në Twitter./Indeksonline/.