Philippe Coutinho afër transferimit në Bayern Munich
Philippe Coutinho është gati të bashkohet me Bayern Munich në formë të huazimit.
Braziliani, i cili ka dhënë gjithçka për një vend në Barcelonë, ishte i përfolur për një transferim në Arsenal dhe tek Spurs, transmeton Indeksonline.
Sidoqoftë, sipas gazetarit Nicola Jorge, Coutinho pritet të niset drejt Gjermanisë për një marrëveshje.
Coutinho u largua nga Liverpooli në Janar 2018 e bëri realitet ëndërrën për transferimin në Barcelonë./Indeksonline/.