75 Mall Live Search
15:20 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / FR

Pianistja e re Puhiza Sadiki fiton Çmimin e Parë Absolut në “Tirana Talent 2025”

Me një interpretim të jashtëzakonshëm në piano, Puhiza Sadiki është shpallur fituese e Çmimit të Parë Absolut në edicionin e XVI-të të konkursit ndërkombëtar “Tirana Talent 2025”.

Puhiza tregoi një nivel të lartë teknik dhe artistik, duke marrë vlerësimet maksimale të jurisë dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut.

Ajo konsiderohet si një nga talentet më premtuese të brezit të ri të muzikantëve shqiptarë.

Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore dhe një motivim i fuqishëm për të ardhmen.