75 Mall Live Search
23:31 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Piatek flet pas ndeshjes, i dërgon “selam” Romës

Milani eliminoi Napolin dhe siguroi një vend në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi i transferuar në janar, Krzysztof Piatek i cili shënoi dy gola, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, polaku ka komentuar përformancën duke thënë se është gati për ndeshjen me Romën.

”E prisja një nate si kjo. Kam qene i gatshëm për një transferim tek Milan që në fillim. Synimi i radhës është Roma. E përsëris, jam gati dhe tashmë po mendoj vetëm për të shënuar dhe fituar ndaj Romes’, ka thënë Piatek.

Milani është mysafir i Romës në ndeshjen e Serie A që zhvillohet të dielën nga ora 20:45. /IndeksOnline/