23:55 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Piatek flet për numrin e “mallkuar” te Milani

Në një intervistë për FootTruck, Krzystof Piatek ka folur për shumë gjëra, nga shpërthimi sezonin e kaluar e deri te numri nëntë.

PËR MBROJTËSIT ITALIANË: “Ka situata, si në Cesena, ku mbrojtësit të mbanin nga të dy krahët, si në betejë. Është e çuditshme që në Itali mbrojnë mbrojtësit dhe jo sulmuesit.”

PËR SEZONIN E FUNDIT: “Nuk e prisja. Nëse shënon 30 gola në 48 ndeshje, nuk është fat.”

PËR NUMRIN 9: “Trajneri më tha me shaka se njerëzit i merrnin seriozisht këto gjëra. Në dhomën e zhveshjes, në ndeshjen kundër Brescia-s ku topi për pak nuk e kaloi vijën fatale, shokët më thanë se ishte faji i numrit 9, por gjithmonë kam dashur të luaj me atë numër.”

PAQUETA: “Ndonjëherë komunikojmë në italishte të dobët. Nuk është vetëm i aftë teknikisht, por është i fortë fizikisht. Ai është një lojtar i besueshëm.”