Piatek i pandalshëm, shkruan emrin e tij në histori të Milanit
Bomberi polak, Krzystof Piatek është duke kaluar sezonin e tij jetësor. Pasi shkëlqeu me Genoan, bomberi polak, është duke e treguar veten edhe tek skuadra e Milan.
Pas pesë ndeshjeve, Piatek ka shënuar gjashtë gola, transmeton Indeksonline.
Kjo ecuri fantastike e polakut ka hyrë në historinë e bujshme të Milanit.
Piatek është bërë lojtari më i shpejtë në histori të “Rosonerëve” që ka arritur të shënoj gjashtë gola.
Brenda një kohe të shkurtër, ai ka marrë vëmendjen e botës së futbollit./Indeksonline/