75 Mall Live Search
22:41 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Piatek ia siguron fitoren e radhës Milanit

Milan ka siguruar fitoren e radhës në kuadër të Series A, duke mposhtur Chievon në “Bentegodi” me rezultat 2-1.

Rosonerët kaluan të parët në epërsi me një gol mjaft të bukur nga Lucas Biglia në minutën e 31-të.

Mirëpo nuk kaluan edhe aq minuta dhe Chievo barazoi rezultatin, me anë të një goli me kokë nga kosovari, Përparim Hetemaj.

Golin e fundit në ndeshje dhe të fitores e shënoi polaku Krzystof Piatek në minutën e 57-të.

Pas kësaj fitoreje, Milani mban pozitën e tretë me 51 pikë, ndërsa Chievo thellon krizën e rezultateve, duke qëndruar në vendin e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë. /IndeksOnline/