75 Mall Live Search
20:59 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Piatek në Manchester United, ja detajet

Manchester United dëshiron të forcojë sulmin e tij në janar pasi nuk arriti të zëvendësojë futbollistët e larguar gjatë verës, Romelu Lukaku dhe Alexis Summer. Sipas  Daily Telegraph, një nga përforcimet e mundshme për Djajtë e Kuq është Krzysztof Piatek i Milanit.

Sipas gazetës britanike, United do të ishte i gatshëm të ofrojë 40 milion euro për sulmuesin polak gjatë tregut të transferimeve të janarit, por kërkesat financiare të kuqezinjve janë pak më të larta – 50 milion.

Piatek ka pasur një fillim negativ në sezon së bashku me të gjithë ekipin e Milanit. Kuqezinjtë aktualisht gjenden në vendin e 13-të në tabelën e Serisë A dhe klubi ka shkarkuar trajnerin Marco Giampaolo për ta zëvendësuar atë me Stefano Pioli.

Vetë Piatek ka qenë një objektiv i kritikave të ashpra nga tifozët, pasi ai ka shënuar vetëm dy gola gjatë gjithë sezonit deri më tani, të dy vijnë nga pika e penalltisë. Polaku nuk ka arritur akoma një gol nga loja e hapur./Indeksonline/