22:22 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / C E

Pickford futet në histori të Anglisë, thyen rekordin historik

Jordan Pickford ka hyrë në histori të Kombëtares së Anglisë.

27 vjeçari ka kaluar 721 minuta pa pranuar gol para golit të bukur të Mikkel Damsgaard, shkruan Indeksonline.

Pickford theu rekordin në minutën e 25-të, duke kaluar numrin e Gordon Banks prej 720 minutash.

Banks vendosi rekordin në Kupën e Botës në 1966 – i vetmi turne i madh që Anglia ka fituar deri më tani.

Por llogaria mbresëlënëse e Pickford u ndal vetëm pesë minuta më vonë kur goditja e fuqishme e Damsgaard u përplas në pjesën e pasme të rrjetës së tij. /IndeksOnline/