75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 22 Korrik 2025 / LB

Pieter Faith: Kur u mor vendimi i GJND-së më telefonoi Ahtisaari, ishte i lumtur që projekti i planit të tij u njoh edhe nga aspekti ligjor

Diplomati holandez, Pieter Faith, i cili ka punuar në Kosovë edhe si shef i Zyrës së BE-së, në një dokumentar të realizuar nga Ambasada e Kosovës në Hagë për përvjetorin e vendimit të GJND-së për aktin e shpalljes së pavarësisë, ka treguar edhe për rëndësinë e madhe që ka pasur ky vendim për komunitetin ndërkombëtar, sidomos për Marti Ahtisaarin.

Faith ka treguar se si e kishte telefonuar Ahtisaari pasi GJND-ja kishte marrë vendim se shpallja e pavarësisë s’e shkel ligjin ndërkombëtar, për të uruar.

Faith ka treguar se Ahtisaari ishte i lumtur që projekti i pavarësisë së Kosovës që doli nga plani i tij, mori edhe njohje nga aspekti ligjor.

“Presidenti Ahtisaari në Finlandë, po e ndiqte nga afër se cfarë po ndodhte. Dhe kur u dha vendimi që Pavarësia e Kosovës s’është në kundërshtim me ligjin ndëkrombëtar, ishte një moment çlirimi edhe për komunitetin ndërkomëbtar dhe festë në Prishtinë. Mora dhe një telefonatë nga Ahtisaari që na përgëzoi neve dhe shprehi lumturinë dhe kënsaqësinë e tij se projekti që ai e inicioi me planin e tij, në një mënyrë u justifikua dhe u njoh nga aspekti ligjor”, ka thënë Faith.