16:18 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / AR

Pieter Feith e mbështet Hoxhajn në garën për kryeministër, e quan mik të mirë

Ish-shefi i Zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ka përshëndetur kandidimin e Enver Hoxhajt për kryeministër të Kosovës.

Duke thënë që pret zgjedhje të lira dhe të drejta në Kosovë, ai ka çmuar lart profilin intelektual të Hoxhajt, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

“Tashmë disa kandidatë me kualifikime të larta po përgatiten për këto zgjedhje, duke përfshirë edhe mikun tim shumë të mirë, Enver Hoxhajn, me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë gjatë kohës së pavarësisë së mbikëqyrur”, ka thënë Feith.

Ai ka prezantuar sukseset e Hoxhajt.

“Fillimisht, gjatë asaj kohe, Enveri ishte ministër i Arsimit. Periudha e pavarësisë së mbikëqyrur çoi te themelimi i një numri të institucioneve kyç. U pajtuam për krijimin e vetë Kushtetutës, themeluam Gjykatën Kushtetuese dhe për krijimin e disa ministrive dhe të agjencive”, ka shtuar ai.