75 Mall Live Search
16:29 / E Hënë, 12 Janar 2026 / L A

Pihet cigarja dhe shiten pije alkoolike në palestra, reagon FBK-ja

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se gjatë disa ndeshjeve është vërejtur mosrespektim i ligjeve në fuqi sa i përket konsumimit të duhanit, përfshirë cigaret elektronike dhe vape, si dhe pijeve alkoolike në palestra sportive.

“Rikujtojmë se, sipas ligjeve në fuqi, në të gjitha hapësirat e brendshme të palestrave sportive ndalohet rreptësisht:

– Konsumimi i duhanit, përfshirë cigaret elektronike apo “vape”

– Futja, konsumimi dhe shitja e pijeve alkoolike.

Këto rregulla vlejnë për të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet zyrtare të FBK-së dhe janë obligative për të gjitha klubet organizatore.

Kërkojmë që këto rregulla të zbatohen në mënyrë rigoroze”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.