16:46 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pija energjike e paralizon një 13- vjeçare, ajo tani paralajmëron të tjerët

Pijet energjike janë shumë prezente kohëve të fundit, por a keni menduar ndonjëherë se cilat janë efektet e tyre tek fëmijet dhe adoleshentët trupi i të cilëve është duke u zhvilluar?

Një vajzë adoleshente në Skoci përjetoi paralizë gati totale.

Shumë njerëz e dinë që pijet energjike shpesh përmbajnë sasi të larta të kafeinës dhe sheqerit, ose ëmbëlsues të tjerë, që rrisin rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, gjë që u konfirmua në një studim të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Por për Caitlin Fraser, një adoleshente skoceze, e cila ishte gjithashtu një kërcimtare, simptomat nuk ishin vetëm shqetësuese – ato ishin të rrezikshme për jetën.

Kur Fraseri ishte 13 vjeç, në kohën e drekës blente pijen energjike Emerge, një pije me energji popullore që përmban shumë sheqer, taurinë (përbërës kryesor në Red Bull), dhe kafeinë.

Ajo foli për Daily Mirror, ku tha se sa ishte në shkollë, krahu i djathtë i fytyrës së saj u mpijë, dy minuta më vonë dhe ajo nuk ndjeu asgjë. Fraseri menjëherë u dërgua në Spitalin Universitar Monklands. Aty i’u bënë disa teste dhe EKG dhe u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Whishaw, transmeton Indeksonline.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte dhe isha shumë e shqetësuar, nuk dija se çfarë të mendoja”, tha ajo për Mirror.

Mjekët i thanë se vuante nga një gjendje e rrallë e quajtur migrenë hemiplagike, në të cilën njëra anë e trupit në mënyrë sporadike bëhet e mpirë dhe përfundimisht paralizohet. Sipas Migrene Trust, personi mund të përjetojë vështirësi në të folur, probleme me shikimin ose konfuzion.

Nëse Fraseri do e pinte përsëri atë pije, do të kishte atak kardiak, sipas mjekëve.

Fraser dhe nëna e saj që nga atëherë janë përpjekur t’i paralajmërojnë fëmijët dhe prindërit e tjerë për rreziqet që paraqesin këto pije.

Sipas nënës së Fraserit, në pije duhet të vendoset një kufi moshe ashtu si në substancat e tjera të rrezikshme si duhani dhe alkooli, në mënyrë që t’i mbajnë fëmijët të sigurt./Indeksonline/