22:45 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / MSH

Pija që ndikon në humbje të peshës

Tani është koha e duhur për t’ju përkushtuar një diete të rreptë në mënyrë që të jeni n top formë gjatë verës. Shumë nuk tregojnë qëndrueshmëri dhe synime për ta sjellë trupin në figurën e dëshiruar megjithatë me përmirësime të vogla në të ushqyerit dhe aktivitetet fizike mund të arrihet.

Një pije para se të shkoni në shtrat mund të kontribuojë gjithashtu në përshpejtimin e metabolizmit dhe humbjen më të lehtë të peshës.

Përbërësit:

– 350 ml ujë
– 1 deri në 2 lugë gjelle uthull molle
– 1 lugë gjelle lëng limoni
– 1 lugë çaji kanellë të bluar
– gjysmë mollë e grirë

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit përveç mollës për disa sekonda, derisa të përftoni një masë kompakte. Më pas shtoni mollën e grirë. Falë përbërësve të saj, kjo përzierje e shijshme mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj, i cili, së bashku me një mënyrë jetese të shëndetshme, mund të kontribuojë në humbjen e kilogramëve të tepërt.