16:58 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pijet që ruajnë linjat trupore

Sigurisht që me të nxehtin duhet të pish më shumë lëngje. Por, jo të gjitha pijet janë njësoj. Për etjen e verës duhet të zgjedhësh, transmeton Indeksonline.

Uji është përbërësi kryesor që është gjithmonë i nevojshëm për trupin tonë, por dhe që përmban pak kalori.

Përpiquni që çajin apo lëngjet e frutave ti përgatisni vetë në shtëpi, pasi ata industriale janë shumë të ëmbëlsuar.

Ja disa nga pijet që ju shuajnë etjen dhe ju mbajnë trupin në formë:

1- Uji është gjithmonë zgjedhja më e mirë e të gjitha stinëve, ka më pak kalori dhe shuan etjen. Mund të jetë natyrale, ose lehtësisht i gazuar, sipas shijeve tona. Për më tepër ndihmon dhe të dobësoheni.

2- Çaj i ftohtë- Përgatiteni në shtëpi për të shmangur sheqerin e tepërt. Mjafton të zieni bustinat në ujë, lëreni të ftohet dhe mos i shtoni sheqer. Ruajeni në frigorifer.

3-Lëngjet e frutave- Njësoj si për çajin, përgatitini në shtëpi pijet me fruta pasi ato industriale janë shumë të ëmbëlsuara. Qofshin smoothie, apo lëngje të shtrydhura apo ekstrakte frutash./Indeksonline/