18:23 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

‘Pijunët’ e Vuçiqit e konsiderojnë kërcënim deklaratën e Kadri Veselit

 “Maqedonia dhe Mali i Zi janë pjesë e NATO-s, ndërsa Kosova nuk është, hajde të bëhemi të gjithë së bashku kundër Serbisë”, kjo është deklarata e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, e cila ngjalli reagime të shumta në Beograd.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Ana Bërnabiqit, Marko Gjuriq ka thënë se Veseli dhe mbështetësit e tij politik kanë bërë një kërcënim të  madh lidhur me stabilitetin e rajonit, transmeton Indeksonline

“Thirrja e kryeparlamentarit kosovar për të krijuar një aleancë të shteteve të Ballkanit kundër Serbisë ishte absurde”, theksoi ai, duke shtuar se është një thirrje e ulët për bashkimin rajonal kundër Serbisë.

“Pra, kjo është një konfirmim i fuqishëm se sa presidenti Aleksandar Vucic po lufton për interesat tona shtetërore dhe kombëtare”, ka deklaruar ai

Edhe ministri i mbrojtjes, Alekasndër Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së Veselit. “Ky është një kërcënim i madh për një politikë të pavarur të Kosovës”, është shprehur ai. /Indeksonline/