75 Mall Live Search
18:32 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / OSH

“Pika ushqyese për qenët endacakë”, kaq para i kushtoi tenderi komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ditë më parë ka arritur të finalizojë kontratën e radhës për këtë vit.

Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka siguruar pikat ushqyese për qenët endacakë.

Për tenderin në fjalë janë dhënë 20 mijë e 695,50 euro, shkruan IndeksOnline.

Sipas prokurimit, tenderin në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “AL- TEC” SH.P.K.  

Tutje, në po të njëjtin njoftim bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë po ai i cili është kurorëzuar./IndeksOnline/