75 Mall Live Search
16:05 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Pikat e Shell Kosova të hapura 24/7

Dje në vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se pompat e derivateve kanë të drejtë të punojnë, ndonëse janë vendosur masa më të ashpërta, shkruan IndeksOnline.

“Shell Kosova” ka njoftuar se pikat e tyre janë të hapura ku qytetarët mund të funizohen me derivate.

Në njoftimin e tyre thuhet se pikat vazhdojnë të ofrojnë shërbimet dhe mbesin të hapura 24/7 në të gjithë Kosovën.

Po ashtu, bëhet e ditur se në këto pika të Shell Kosova janë duke i respektuar në mënyrë strikte rregullat e IKSHPK-së.

“Në Shell, për sigurinë tuaj, ne kujdesemi që në baza të rregullta të dezinfektojmë aparatet e mbushjes te derivateve, qasje të lehtë në dezinfektues të duarve në të gjitha pikat, toaletet pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht, POS Terminalet pastrohen me lecka antibakteriale.

Ne vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin tuaj dhe të kolegëve tanë dhe t’i respektojmë rregullat e IKSHPK-së. Të gjitha pikat vazhdojnë të ofrojnë shërbimet dhe mbesin të hapura 24/7 në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/