08:41 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Pikë kalimi në Merdarë shumë i frekuentuar këtë mëngjes, pritjet nuk janë të gjata!

Pika kufitare në Merdarë edhe këtë mëngjes është shumë e frekuentuar nga mërgimtarët që po kthehen në vendet ku ata jetojnë.

Në imazhet e siguruara nga “Indeksonline” shohim që numri i veturave që po kalojnë në këtë pik është i madh.

Por Indeksonline mëson që pritjet nuk janë të gjata dhe kontrollet po kryhen shpejt.

Po ashtu, edhe në njoftimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se kolona është e gjatë deri në 1000 metra./Indeksonline/