20:52 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Piktori i shurdhër nga Llapçeva që i “shkrinë” figurat kombëtare në pikturë (Video)

Me vesh nuk dëgjon, e si pasojë as nuk mund të flasë.

Por, Faruk Halilaj, ka edhe një mjet tjetër përveç gjuhës së shenjave me të cilin komunikon. 41 vjeçari është mjeshtër i pikturës, tash e sa dekada.

Burri nga Llapqeva e Malishevës, i ka merak figurat patriotike, e Skënderbeun zgjodhi ta pikturojë për Klanin.

Babai i Farkut, Xhaferi, thotë se qysh në fëmijëri ka shfaqur interesim për vizatime, derisa ka bërë shkollimin për të shurdhër.