Piktorja Topalli hapë ekspozitën në Zvicër
Në Kantonin e Gjenevës është hapur ekspozita “Koha”, e piktores nga Ferizaj Lebibe Topalli.
Piktorja Lebibe Topalli në Gjenevë ka ekspozuar 30 piktura të cilat po mirëpriten nga artdashësit dhe nga bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.
“Ekspozita mban temën “The Time” apo “Koha”. Në këtë ekspozitë kam sjellë 30 piktura që janë ekspozuar në qytetin e Gjenevës”, tha ajo. Topalli bëri me dije se të gjitha pikturat janë në tekniken akril në pëlhurë. “Pikturat janë të dimesinioeve të ndryshme”, tha ajo.
Kurse Konsulli i Republikës së Kosovës në Gjenevë, Ramadan Avdiu tha se Lebibja është një artiste që ka ekspozuar edhe në Francë dhe me ciklin “Koha” vjenë në Gjenevë për të shpalosur vlerat e artit pamor të Kosovës dhe se kjo është një pjesë e kulturës sonë evropiane me të cilën duhet të njihet më shumë jo vetëm Zvicra por kultura evropiane në përgjithësi.
“Shkëmbimet kulturore janë mundësi e shkëlqyeshme për tu njohur më mirë popujt, dhe cikli “Koha” nga artistja Lebibe Topalli e ka mrekulluar këtë vend ekspozitash në Cite du Temps (qyteti i Kohës) mbi lumin Rona në Gjenevë”, tha Avdiu.
Hapja e ekspozitës është bërë më 18 janar dhe do të jetë e hapur deri me 28 shkurt 2018.