07:41 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Pilates: çfarë është dhe cilat janë përfitimet e saj

Emri i kësaj disipline është i njohur në mbarë botën. Vetë themeluesi i kësaj disipline, Joseph Pilates ka thënë për të se: “Një trup i lirë nga tensioni nervor dhe lodhja është vendi ideal që natyra ofron si strehim për një mendje të ekuilibruar dhe plotësisht të aftë për të zgjidhur me sukses të gjitha problemet komplekse të jetës moderne.”

 Zemra e teknikës Pilates është vëmendja në qendër të gravitetit, i quajtur Powerhouse, qendra e kontrollit të të gjithë trupit dhe përfaqëson bazën nga e cila të fillojë, qendra e çdo lëvizjeje. Powerhouse përfshin muskujt e barkut, por edhe zonën e mesit.

Frymëmarrja e saktë është pjesë e pilates dhe ka efekt anti-stres dhe mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve kronike, dhimbjen e kokës dhe ankthit.

Në Pilates mësohet frymëmarrja e rregullt me bazat fillestare të stërvitjes dhe më pas kalohet në fazat e tjera. Falë kësaj teknike, është e mundur të punohet me muskujt e thellë, duke përmirësuar problemet që lidhen me dhimbjen e shpinës dhe qëndrimin.

 Përqendrimi, kontrolli dhe saktësia përbëjnë bazën e Pilates, së bashku me fleksibilitetin. Lëvizjet e ngadalta, një balancë e mirë dhe harmonia e punimit të trupit do të sjell efekte shumë pozitive në shëndet.

 Pilates do të largojnë çdo dhimbje muskulore e kyçesh nga trupi, do të largojë inflacionin kronik, stresin dhe do të relaksojë trurin.