75 Mall Live Search
16:46 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Piloti automatik përplas Teslën me një makinë policie

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit për drejtim të shkujdesur dhe vënie në rrezik të kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë.

Një makinë Tesla u përfshi në aksident me një makinë policie ndërsa ishte në pilotin automatik në SHBA.

Drejtuesi i makinës Tesla tha se e vendosi makinën në pilot automatik që të kontrollonte qenin në ndenjësen e pasme. Aksidenti ndodhi në orët e para të së Shtunës.

Tesla goditi makinën e policisë e cila ishte parkuar në anën e rrugës me drita e saj blu të ndriçonin. Fatmirësisht askush nuk mbeti i dëmtuar nga përplasja.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit për drejtim të shkujdesur dhe vënie në rrezik të kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që një makinë Tesla pëson aksident në pilot automatik. Të paktën 5 të vdekur kanë ngelur gjatë kohës që makinat Tesla kanë qenë me pilotin automatik të aktivizuar. Tesla nuk komenti ngjarjen por kompania rekomandon drejtuesit që për asnjë moment të mos heqin duart nga timoni edhe gjatë përdorimit të pilotit automatik.