16:24 / E Martë, 05 Janar 2021 / C E

Piloti i Formula 1 del pozitiv me Covid-19

Piloti i Formula 1, Lando Norris është vetë-izoluar pasi ka dalë pozitiv me Covid-19.

Ai i ka siguruar tifozët se ka vetëm simptoma të vogla dhe asgjë serioze, shkruan Indeksonline.

Ai informoi ekipin e tij dhe të gjithë me të cilët kishte qenë në kontakt kohët e fundit dhe do të izolohet për 14 ditët e ardhshme në hotelin e tij.

Në një postim në Twitter, Norris tha se ai “menjëherë” u izolua dhe bëri një test Covid-19 pasi njohu simptomat.

“Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma të tjera,” shtoi ai.

Norris do të ketë partneritet nga ish shoferi i Renault dhe Red Bull Daniel Ricciardo për sezonin 2021, i treti në Formula 1. /IndeksOnline/