75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / G T

Piloti i Formula 1 përplaset keq me makinën e tij, shpëton pas asnjë lëndim

Formula 1 është duke i mbajtur qualifikimet për garën e madhe të së dielës në Imola të Italisë.

Piloti i Red Bullit, Yuki Tsunoda pësoi një aksident të tmerrshëm, shkruan Indeksonline

Tsunoda u përplas keq në anësore të rrugës, makina e tij u rrotullua.

Por, gjëja më e mirë ishte momenti kur piloti doli pa asnjë problem nga makina e tij.

Madje edhe në tribuna filluan duartrokitjet, pasi në shikim të parë u duk një aksident i tmerrshëm./Indeksonline/