16:22 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Piloti i Moto2 pezullohet pasi tentoi ta rrëzojë kundërshtarin në një shpejtësi të madhe

Romano Fenati ka kërkuar falje për gjestin e pahijshëm pasi tentoi ta rrëzojë kundërshtarin gjatë garës, ku shpejtësia e tij ishte 218km/h.

Italiani, 22-vjeçar, është pezulluar me mos pjesëmarrje në dy gara pas incidentit në Moto2 në San Marino dje.

Pas kësaj, Marinelli Snipers Team e ka shkëputur kontratën e tij pas incidentit në fjalë, transmeton IndeksOnline.

”Kërkoj falje nga e gjithë bota e sportit. Mëngjesin e sotëm, dëshiroja që kjo të ishte vetëm një ëndërr e keqe”, tha ai.

”Unë mendoj ende për këto momente, kam bërë një veprim të pahijshëm, nuk isha njeri në ato momente”.

”Unë i pranoj kritikat ndaj meje. Dua të kërkoj falje ndaj të gjithëve që besuan tek unë dhe ndaj atyre që u ndjenë të prekur nga ky incident”, theksoi Fenati./IndeksOnline/