75 Mall Live Search
13:35 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Piloti i parë i Ushtrisë: Do të shërbej me plot dashuri dhe përkushtim!

Afrim Zabeli, piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës, është deklaruar për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është ndjenjë e papërshkrueshme, dhe se ndjehet krenar, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i tij:

Ndjenjë e pa përshkrueshme!

Pas një rrugëtimi te gjatë me shumë sfida ia arrita qëllimit dhe diplomova me një sukses të lartë në Shkollen e Aviacionit Tokësor per Helikopter ne Republiken e Turqis.

Ndihem krenar dhe shumë i emocionur që per Token e Kosovës dhan jetën shumë deshmorë sikurse edhe Babai dhe Vëllai im që ne ta gëzojmë Lirinë e Kosovës.

Së pari falendëroj Familjen që nuk ka kursyer asgjë për perkrahjen time në arritjen e qëllimeve të mia, një kohësisht falendëroj edhe gjithë rrethin dhe shoqerin . Falenderoj institucionin e FSK-së që me mbështetjen e tyre u realizua edhe qëllimi im që nga sot të jem Piloti i parë i Ushtrisë më të re në Bote dhe ti shërbej më plotë dashuri dhe përkushtim në ngritjen e kapacitetëve dhe profesionalizimin e mëtejshëm.

Ngjarje te papërsëritshme.

URIME KOSOVË!