Piloti shqiptar Lirim Zendeli gati të bëjë hapin e madh drejt Formula 2

Piloti i vetëm shqiptar në garën me formula, Lirim Zendeli, aktualisht merr pjesë në kategorinë e tretë.
Por në bazë të rezultateve të arritura, sidomos gjatë këtij viti, Zendeli shpreson që së shpejti të ngrihet një nivel më lartë.
“Shumë i emocionuar që do të testojë veturën në Formula 2 për herë të parë. Falënderoj Official MP Motorsport për këtë mundësi” ka shkruar 21- vjeçari në Facebook.
Gjatë këtij edicioni, Zendeli ka zhvilluar 18 gara në Formula 3, duke u renditur i 8-ti në listën e përgjithshme me pikë.
/Indeksonline/