20:57 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pilula e re që ju ndihmon të humbni peshë, duke iu bërë të ndiheni të ngopur

Një pilulë holluese që formon një xhel në stomak dyfishon munëdsinë e një diete të suksesshme, ka treguar hulumtimit.

Kapsula Gelesis100 punon duke lëshuar grimca të vogla në stomak që absorbojnë 100 herë peshën e tyre në ujë, duke u zgjeruar në një xhel që i bën njerëzit të ndihen të mbushur.

Kapsula, që pihet gjysmë ore para ngrënies, bëri që njerëzit të humbisni një peshë të mirë brenda një muaji.

Rreth 59 për qind e pacientëve humbën pesë për qind të peshës së tyre trupore dhe 27 për qind e njerëzve  humbën së paku 10 për qind të peshës së tyre./Indeksonline/