75 Mall Live Search
09:02 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Pingpong: KPP Priping kundër KPP Ahmet Hoxha në xhiron e parë të superligës

Nesër, me fillim nga ora 10:00, do të zhvillohen dy xhirot e para të Superligës së Kosovës në pingpong, të cilat do të mbahen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Xhiron e parë të Superligës për vitin 2022, KPP Priping do ta zhvillojë kundër KPP Ahmet Hoxha nga Ferizaji, ndeshje kjo e cila do të fillojë në ora 10:00, ndërsa xhiro e dytë pritet të jetë derbi mes klubeve të kryeqytetit, KPP Priping dhe KPP Prishtina, e cila do fillojë në ora 12:00.

Këtë sezonë pritët të ketë ndeshje shumë interesante, marrë parasysh që Federata e Pingpongut të Kosovës ka ndryshuar systemin e garave, ku janë rikthyer ndeshjet çifte dhe luhet deri në 4 ndeshje të fituara.

Kryetari i klubit KPP Priping njoftoi se klubi ka përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit të ri, dhe janë më të gatshëm për fillimin e garave.

“Priping ka punuar intenzivisht kohëve të fundit dhe si klub jemi të përgatitur për sezonin 2022. Gjatë afatit kalimtar kemi nënshkurar kontratë edhe më dy lojtarë keshtu që këtë vit synojmë të sjellim titullin e Superligës në kryeqytet” u shpreh Orana.

Ndeshjet do të zhvillohet duke respektuar masat për parandalimin e shpërndarjës së virusit Covid-19.