Pink bëhet me yll në “Walk of Fame”
Këngëtarja me famë botërore, Pink, është bërë me yll në sheshin më të njohur në botë “Walk of Fame”.
Kjo ka ndodhur gjatë ditë së martë në Hollywood, ku këngëtarja 39 vjeçare u shfaq së bashku me bashkëshortin e saj, Carey Hart dhe dy fëmijët e saj.

Pink u shfaq e veshur me fustanin bardh e zi kombinuar me take dhe detaje tjera ngjyrë të kuqe.
Këngëtarja është e njohur për shumë hite kurse ka fituar edhe tre çmime “Grammy”, një “Emmy e shumë të tjerë./Indeksonline/

