Pink pas një pauze të gjatë rikthehet me turne
Këngëtarja e njohur Pink është rikthyer me turneun e parë botëror në Irlandë pas gjashtë vitesh pauzë.
Herën e fundit që Pink performoj në Irlandë ishte në prill të vitit 2013.
39 vjeçare do të filloj turneun e saj në Irlandë në fillim të vitit 2019 ndërsa biletat tashmë kanë dal në shitje, shkruan indeksonline.
Së bashku me yllin e hitit ‘Just Like A Pill’, në këtë turne do të marrin pjesë edhe grupet Bang Bang Romeo, KidCutUp dhe Vance Joy.
Turneu ‘Beautiful Trauma’ ka filluar rrugëtimin në mars të vitit 2018 në disa lokacione të Amerikës, Australisë dhe Zelandës së Re. /Indeksonline/