‘’Pinku’’ dhe ‘’Dora e kapur’’ çojnë në pranga katër të dyshuar, konfiskohen para e drogë
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, pas hetimeve dhe veprimeve në teren në dy raste të ndara ka arrestuar 4 persona dhe ka konfiskuar dëshmi të ndryshme.
Rasti 1
Hetuesit e DHTN-së pas një pune operativo-hetimore në teren në lidhje me rastin e koduar “Pinku” më datë 14.01.2026 rreth orës 15:20 ne Rr ”Xhemajl Mustafa“ Fushë-Kosovë, kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin M/K i cili ishe me veturën e tij ku është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë, duke bërë shitblerje të substancave narkotike të dyshuarit tjetër M/K.
Gjate kontrollit të personit të parë janë gjetur 2-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 2 gramë, ndërsa gjatë kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur: 9-qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gramë, 8-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gramë, para te gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona celular.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe në konsultim me te është kryer bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit të parë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:
• Një armë e shkurtër
• Një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 15.8 gramë
• 79 – copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gramë.
• Një sasi e narkotikut të dyshuar te llojit kokainë ngjyrë e kuqe me peshë 2.6 gramë.
• Një sasi e narkotikut të dyshuar të llojit mariuhanë me peshë 322.9 gramë.
• Dy peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla.
• Qese najloni të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.
Të dyshuarit pas intervistimit të tyre me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48-orë.
Rasti 2
Më 14.01.2026, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), përkatësisht sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotikë, në Prishtinë ka realizuar operacionin e koduar “Dora e kapur”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Imzot Nikprelaj”, është kapur në flagrancë i dyshuari M/K të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit M/K janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuanë.
Në vijim, është bastisur banesa e të dyshuarit të parë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
• Substancë narkotike e dyshuar për heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë),
• një pushkë gjuetie me 9 fishekë,
• Para te gatshme rreth 25,160 (njëzet e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro,
• Një veturë,
• Një peshore,
• Dy telefona mobilë si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale.
Policia e Kosovës, DHTN-ja do të vazhdojë me përkushtim luftimin e trafikimit me narkotik dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë kryersve të këtyre veprave penale.


