75 Mall Live Search
21:23 / E Enjte, 11 Mars 2021 / kutia

Pioli: Djemtë po japin shpirtin në fushë!

Stefano Pioli thotë se Manchester United ishte kundërshtari perfekt për Milanin dhe zbulon se a ishte lojë me dorë rasti te goli i Kessie.

Rossonerët morën një barazim në fund 1-1 në ‘Old Trafford’ kundër United në ndeshjen e parë të raundit të 1/16 së finales në Evropa Ligë, shkruan IndeksOnline

“Skuadra luajti me personalitet. Ne vuajtëm edhe kishim monete të vështira. Ne e dinim se ata kishin cilësi, por kjo performancë duhet të rrisë vetëbesimin tonë,” tha Pioli për ‘Sky Sport Italia’.

“Qysh me tërheqjen e shortit une  e thash se ata ishin kundërshtari i duhur për ne.

“Ne jemi duke punuar për të përmirësuar dhe të përpiqemi të fitojmë përsëri. Ne do të mundohemi ta dërgojmë Milanin atje ku duhet”, vazhdoi ai.

“Ne duam të vazhdojmë deri në fund dhe për ta bërë këtë, ne duhet t’i mundim këto ekipe.

“Rezultati i sotëm është pozitiv, por kemi përpara një lojë tjetër të vështirë. Puna nuk është bërë. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm.”

“Unë jam i kënaqur. Unë vazhdoj të përsëris lojtarët e mi, nuk jam duke trajnuar një grup të rregullt. Ky është një grup i jashtëzakonshëm.

“Kur shoh se djemtë japin shpirtin e tyre për të marrë një rezultat të mirë, unë vetëm mund të jem i lumtur. Pas saj, mund të them se mund të meritojmë diçka më shumë, por është një rezultat i mirë”, tha Pioli.