Pioli flet pas disfatës nga Lille: Rezultat i rëndë për ne

Pas humbjes dëshpëruese kundër Lille në Europa League, ka reaguar trajneri i Milanit, Stefano Pioli. Ai u befasua nga loja e mirë e francezëve dhe humbjen 3-0 e quajti rezultat të rëndë.
“Ne luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë. I komplikuam punët vetës pasi e filluam mirë dhe menduam që do ta kishim lehtë. Rezultati ishte shumë i rëndë për ne dhe ata na ndëshkuan në çdo gabim. Pas një kohe të gjatë do të kemi shumë gjëra negative për të analizuar” deklaroi Pioli.
Milani është i dyti në grup me 6 pikë, ndërsa Lille pas fitores prinë me 7 pikë. Sparta e Pragës është e treta më 3 pikë, ndërsa i fundit Celticu me 1 pikë.
/Indeksonline/