Pioli flet për lëndimin e Leaos

Milani ka marrë një goditje të madhe në prag të ndeshjes së parë ndaj Interit në gjysmëfinale të Champions League.
Sulmuesi rafael Leao ka pësuar një lëndim muskulur ndaj Lazios, dhe është detyruar ta lëjë fushën qysh në minutën e 10-të, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Milanit foli për lëndimin e portugezit, ku u mundua të qetësojë tifozët.
“Më tha se u ndal në kohë, nuk duket një gjë e rëndë. Sigurisht që Leao është një lojtar thelbësor, por ne mund të bëjmë shumë mirë edhe pa të.
Rafaeli ishte i qetë, ai kishte lodhje, por ne do të kuptojmë diçka në ditët në vijim. Nuk duhet të jetë një gjë serioze.”, tha Pioli./IndeksOnline/