75 Mall Live Search
23:45 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / C E

Pioli futet në histori të Serie A, vetëm tetë trajnerë e kanë bërë këtë

Vetëm tetë trajnerë kanë arritur të grumbullojnë më shumë se 650 pikë në Serinë A italiane, që nga koha kur një fitore është llogaritur me vlerën e 3 pikëve.

Një ndër këta tetë është dhe trajneri aktual i Milanit, Stefano Pioli, që me triumfin e sotëm ndaj Sampdorias, shkoi në kuotën e 652 të grumbulluara në total në Serinë A.

56-vjeçari nga Parma, është një ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin italian, teksa arriti të shpallte kampion Milanin sezonin e kaluar.

Pioli shpreson që ta rrisë akoma më shumë vlerën e pikëve totale të grumbulluara në karrierën e tij.