75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 29 Tetor 2023 / Gj. Sh

Pioli konfirmon mungesën e madhe ndaj Napolit

Milani do të luaj sonte në udhëtim ndaj Napolit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Stadio Diego Armando Maradona”, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në konferncë për media ka konfirmuar se futbollisti Loftus-Cheek, nuk do të luaj në ndeshjen e sotme.

“Loftus-Cheek është i rëndësishëm për fizikun dhe cilësitë e tij, por edhe pa të mund të jemi efektivë. Ai pothuajse e ka kaluar dëmtimi, por tani po kalon një inflamacion. Ai po përmirësohet çdo ditë, por i mungon hapi i fundit për t’u rikthyer. Mund të kthehet në ndeshjen e radhës, por nesër nuk do të jetë në gjendje të luajë”, deklaroi Pioli./IndeksOnline/