10:11 / E Diele, 26 Maj 2024 / Gj. Sh

Pioli largohet nga Milani, karrierën do ta vazhdoj në Angli

Stefano Pioli mbrëmë kishte ndeshjen e fundit në krye të skuadrës së Milanit.

Sa ishte pjesë e kuqezinjëve, Pioli arriti ti ta kualifikonte Milanin në Champions League pas disa viteve mungesë, e po ashtu fitoi edhe titullin e Seriea A, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes me Salernitanan, tekniku italian foli për të ardhmen e tij, ku la të kuptohet se karrierën do ta vazhdoj në Angli.

“Po studioj anglisht dhe jam i prirur të provoj një përvojë të re jashtë vendit. Premier League mund të jetë vërtet e bukur dhe mundësi tërheqëse, me siguri.”, deklaroi Pioli./IndeksOnline/