Pioli: Më lehtë të luash me Juventusin sesa me Parmën

Milani mbrëmë ka mposhtur Parmën me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 33-të të Serie A edhe pse në pjesën e parë ishte duke humbur.
Trajneri i rosonerëve, Stefano Pioli e ka quajtur ndeshjen shumë të vështirë për të gjetur motivim, por ka lavdëruar shumë punën e lojtarëve në fushë.
“E donim shumë këtë fitore për t’i dhënë vazhdimësi ecurisë sonë pozitive. Ne krijuam shumë edhe në pjesën e parë por ishim me pak ndriçues. U gëzova tek goli i Calhanoglu sepse ne e mbyllëm ndeshjen, një ndeshje të vështirë përballë një kundërshtari që na vendosi në vështirësi“, ka thënë Pioli.
Ai ka thënë se më lehtë është të motivohesh për ndeshje me skuadra të mëdha se me këtë ndeshje.
“Është e thjeshtë të përballesh dhe të kesh motivim kundër Lazios, Napolit, Juventusit dhe Romes por këto ndeshje tregojnë që jemi duke u bërë një skuadër, sepse një skuadër e vërtetë i përballon të gjitha ndeshjet në të njejtën mënyrë. Lojtarët janë duke u argëtuar sepse po vrapojnë te gjithë, të gjithë punojnë dhe kemi lojtarë me cilësi“.
“Unë jam duke u përpjekur të mas forcën e ekipit sepse do të ketë një tour force (ndeshje çdo 3-4 ditë) te vërtetë deri me 2 gusht. Ne jemi duke bërë shumë por ende nuk kemi bërë asgjë. Ne jemi duke iu afruar objektivit tone dhe duhet te provojmë ta arrijmë deri në fund“, ka thënë ndër të tjerash trajneri.
Milani po kalon një formë mjaft të mirë pas pushimit të pandemisë ku deri më tani nuk ka asnjë humbje. /IndeksOnline/