Pioli: Milani rilindi falë tre futbollistëve

Pas më shumë se një dekade, skuadra e Milanit ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kuqezinjët do të luajnë sonte ndaj skuadrës së Napolit, shkruan IndeksOnline.
Stadiumi ”San Siro” pritet të jetë i stermbush me tifozët të cilët besojnë se Milani mund të arrij edhe më shumë se çerkefinalja, pasi u shpallen kampion i Italisë në sezonin e kaluar.
Rreth këtij suksesi të Milanit, trajneri i skuadrës, Stefano Pioli ka treguar se ishin tre futbollistë me të cilët ka rilindur klubi.
”Ndryshimi për mirë ndodhi në janarin e vitit 2020, falë Ibrahimovic, Kjaer dhe Saelemaerkers. Nisëm të përmirësoheshim në aspektin teknik dhe karakterial.
Ibra nuk është një futbollist normal. Ai është një kampion, një model, një pikë referimi për një grup të ri si i yni. Ai ka qenë një mbështetje e madhe edhe për mua e stafin teknik.
Nga cilët trajnerë frymëzohem? Guardiola dhe Ancelotti janë trajnerët më të mirë në botë. Unë ndjek me kënaqësi edhe Mikel Artetën e Arsenalit”, Deklaroi Pioli./IndeksOnline/