Pioli: Ndeshja ndaj Juventusit ka një peshë të madhe

Milani do të luaj kundër Juventusit në derbin e javës së nëntë të Serie A.
Ndeshja do të luhet ditën e shtune në ”San Siro” më fillim nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.
Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ku ka thënë se ndeshja ndaj Juventusit ka një peshë të madhe dhe vlen më shumë se tre pikë.
Nesër ne përballemi kundër Juventusit në “San Siro”. Ndeshja kundër bardhezinjve ka një peshë të madhe. Ata janë në garë dhe duan me patjetër titullin ashtu si ne. Në Serie A ka dy-tre ndeshje që peshojnë edhe më shumë se tre pikët. Ndeshja kundër Juves ka një peshë specifike, ata janë në garë për titullin po ashtu si ne”, ka thënë Pioli.
Tekniku italian foli edhe për humbjen në Champions League kundër Chelseas, ku tha se përgjegjësi kryesor është vet ai.
“Në Londër ne nuk dhamë më të mirën tonë. Të gjithë jemi përgjëgjës, unë i pari”, shtoi ai.
Pioli foli gjithashtu edhe për mungesat e skuadrës dhe orarin e ngjeshur të ndeshjeve.
“Theo dje bëri të gjithë stërvitjen me ekipin. Shpresojmë që Theo të rikthehet sa më shpejt. Do të konfirmohet nga ne nëse lojtari do të jetë gati. Ne mund të bëjmë akoma edhe më mirë. Kundërshtari ynë ishte më i mirë se ne në shfrytëzimin e rasteve. Duhet më shumë vëmendje, orari nuk kaq qenë asnjëherë kaq i ngjeshur, lëndimet e lojtarëve nuk janë shtuar vetëm tek ne por tek të gjitha ekipet. Falë zotit stafi ynë mjekësorë janë të shkëlqyer”, deklaroi Pioli. /IndeksOnline/