75 Mall Live Search
12:21 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / L A

Pioli rikthehet në Serie A, konfirmohet si trajneri i ri i Fiorentinës

Stefano Pioli është rikthyer në Serie A pas vetëm një viti.

Italiani, është zyrtarizuar si trajneri i ri i Fiorentinës, pas largimit të trajnerit Raffaele Palladino.

Pioli ka qenë edhe më parë trajner i Fiorentinës, në vitet 2017-2019 si dhe kishte luajtur për skuadrën në vitet 1989-1995.

Në sezonin që lamë pas, Pioli ishte trajner i skuadrës së Cristiano Ronaldos, Al-Nassr ku nuk arriti të fitonte asnjë trofe./IndeksOnline/