Pioli vjen me deklaratën e fortë për shortin e Evropa Ligës me Man United

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka reaguar për shortin e hedhur në Evropa Ligë.
Sot në Zvicër skuadrat elite të këtij kompeticioni kanë njohur edhe kundërshtarët e tyre, shkruan IndeksOnline
Milani do të takohet me klubin e Premierligës, Man United, ku dhe do të jetë ndeshja më e madhe e kësaj xhiro.
Për shortin e sotëm ka reaguar trajneri italian, Pioli i cili tha se për këtë ndeshje nuk i dihet.
“Për ne do jetë një sfidë motivuese dhe do të na stimulojë”, tha ai.
“Një kundërshtar dhe një stadium që i njohim mirë, ata na kujtojnë momente të ndritshme të historisë tonë”, tha Stefano Pioli.
Milan do ti zhvillojë tre ndeshje para përballjes me Manchester United, ato me Romën, Udinesen dhe Veronan.