16:19 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pioli vlerëson lartë këta futbollist të Milanit

Stefano Pioli është emëruar trajner i Milanit pas një starti katastrof nga Marco Giampaolo.

Ai sot nënshkroi kontratën me kuqezinjtë dhe tani puna e tij është ta nxjerrë skuadrën nga kjo krizë, shkruan Indeksonline.

Pioli në intervistën e parë si rosoner ka lavdëruar disa nga futbollistët, si Suso, Leoao dhe Paqueta.

Suso është një lojtar i domosdoshëm, ne duhet ta vendosim atë në kushte ideale për të performuar në maksimumin e tij. Paquetá është një mesfushor me cilësi shumë të lartë. Lexoni? Ai ka një potencial shumë të madh“, ka thënë Pioli.

Milani aktualisht ka 9 pikë, me katër humbje dhe tri fitore pas shtatë javësh. /IndeksOnline/