22:46 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Piolin e përqafojnë, Giroud shënon golin e fundit me fanellën e Milanit – mbyllet sezoni për “Kuqezinjtë”

Skuadra e AC Milan ka barazuar 3:3 ndaj Salernitanas në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Serie A.

“Kuqezinjtë” e nisën mrekullisht ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë, me anë të Rafa Leaos dhe Olivier Giroud, shkruan Indeksonline

Madje, për sulmuesin francez ky ishte goli i fundit me fanellën e klubit të Milanit pasi do të largohet menjëherë drejt Amerikës.

Në pjesën e dytë, u shënuan edhe katër gola tjerë. Te mysafirët realizator ishin: Simy (2) dhe Sambia – kurse të vetmin për vendasit në 45 minutat e dyta e shënoi Calabria.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit e trajnerit italian, Stefano Pioli si trajner i Milanit./Indeksonline/